Superliga vazhdon sot me tri ndeshjet tjera
Sot do të luhen edhe tri ndeshjet e mbetura të javës së tretë në IPKO Superligën e futbollit të Kosovës.
Gjilani do ta presë në shtëpi skuadrën nga Mitrovica atë të Trepçës 89. Të dy këto skuadra vijnë nga të arritura krejt të kundërta gjatë javës së kaluar. Gjilani arriti të mposhtë skuadrën e Keku-t, në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, ndërkohë Trepça 89 u mposhtë në “Riza Lushta” nga skuadra e Prishtinës.
Flamurtari pas befasisë së shkaktuar javën e kaluar, ku arriti ta mposht kampionin Dritën dhe atë midis Gjilanit, kërkon të mos mposhtet as në ndeshjen e tretë këtë sezon, të cilën e zhvillon si vendas kundër skuadrës së Keku-t.Keku pas dy ndeshje ka dy humbje, kështu që kërkon të këndellet në ndeshjen kundër Flamurtarit.
Prishtina do ta luajë ndeshjen e parë në shtëpi këtë sezon. Ndeshja e shumë pritur e cila do të zhvillohet në stadiumin e ri “Fadil Vokrri” do të luhet mes Prishtinës dhe Drenicës. Prishtina kërkon të vazhdojë serinë e fitorevë, duke kërkuar tia shkaktojë humbjen e parë skuadrës së Drenicës këtë sezon. Prishtina javën e kaluar arriti të fitoj në Mitrovicë, kurse Drenica u nda bara në derbin local me Feronikelin.
Dy ndeshjet e para fillojnë nga ora 16:45, ndërkoh Prishtina dhe Drenica do të ndeshen me fillim nga ora 19:45.



