Zbulohen dy klubet ku Neymar mund të transferohet

Zbulohen dy klubet ku Neymar mund të transferohet

Neymar e preferon më shumë një kalim te Chelsea apo tek Arsenali para Man Unitedit apo Man Cityt.

Ylli i PSG-s i eksitoi tifozët e Man Cityt këtë verë kur ai pohoi se do të donte të luante nën urdhrat e Pep Guardiolas.

Megjithatë, Neymar do ta refuzonte një kalim në Man5ester, pasi që atij i pëlqen më shumë Londra.

Express Sport shkruan se braziliani iu ka treguar shokëve se do ta preferonte më shumë një kalim te gjigantët londinez.

Një burim i sigurtë me lojtarin i tregoi Express Sportit: ”Ai e pëlqen Anglinë, sidomos Londrën. Ai ka qenë atje tri apo katër herë në 12 muajt e fundit”.

”Ai thotë se gjithnjë ka diçka rreth Londrës”.

”Herën e kaluar ai më telefonoi dhe kërkoi nga unë që ta shoqëroja në Londër, vend i cili pëlqen atij mjaft shumë”.

”Ai vazhdon të thotë se ky vend është i mrekullueshëm. Neymar e dashuron Londrën”.

 

Shpërndaje në: