Gol shqiptar për Arsenalin: Xhaka asiston, Mustafi shënon dhe bën shqiponjën (Video)

Gol shqiptar për Arsenalin: Xhaka asiston, Mustafi shënon dhe bën shqiponjën (Video)

Pas një fillimi të dobët, me mbrojtjen mjaft të lëkundur nga sulmet e Cardiff Cityt, Arsenali ka arritur të shënojë nga goditja e këndit për 1 me 0, shkruan Periskopi.

Ishte Granit Xhaka ai që e ekzekutoi goditjen me shumë saktësi, por i saktë u tregua me kokë Shkodran Mustafi i cili më pas festoi duke e bërë shqiponjën me duartë e tij.

Arsenali në tri ndeshjet e para i ka fituar vetëm tre pikë, dhe pritet që me lehtësi ta fitojë ndeshjen e kësaj jave përballë skuadrës së Stephen Warnock, që është më e dobta në ligë. /Periskopi

Shpërndaje në: