Arsenali sërish në epërsi ndaj Cardiff: Shënon super-gol Aubameyang
Në fund të pjesës së parë, Arsenali pësoi gol nga Camarasa dhe rezultati u barazua. Por, skuadra e Unai Emery u rikthye në avantazh në fillim të pjesës së dytë me një gol të bukur nga Pierre Emerick Aubameyang, shkruan Periskopi.
Autor i asistimit për golin e Aubas ishte Mesut Ozil. Ndërkohë që, mbrojtja e londinezëve duket po aq fragjile sa edhe në ndeshjet e kaluara. Skuadra e sapoinkuadruar në Premier Ligë, Cardiff, duket se nuk e ka ndërmend të dorëzohet për të kërkuar barazim.



