De Biasi: Nuk do e refuzoja këtë skuadër
Ditë më parë u raportua se i pari i pankinës së Kuqezinjve mund të emërohej trajner i zikaltërve në një të ardhme të afërt.
Vetë italiani me pasaportë shqiptare thotë se do t’i përgjigjej një thirrje të tillë.
“Interi? Pas Tripletës humbi siguri. Duket sikur nuk e dinë çfarë peshqish të kapin. Nëse do të vinte një telefonatë nga Interi? Do të përgjigjesha dhe do të flisnim”.
“Kthimi në Itali? Kur ika nga Udinese thashë që nuk do të kthehesha më, por ishte për faktin se kisha 4-5 lojtarë që nuk e meritonin të stërviteshin me skuadrën, por vlenin shumë në treg dhe klubi nuk më lejonte të veproja në mënyrë të tillë”, ka thënë De Biasi. /Periskopi.com



