Ky klub futbolli nga Londra bëhet viral në Spanjë – E nderon edhe lideri britanik

Ky klub futbolli nga Londra bëhet viral në Spanjë – E nderon edhe lideri britanik

Një ekip amator futbolli në lindje të Londrës e ka fituar një masë të madhe të tifozëve në Spanjë – me 60 mijë Funte shitje – pasi i nxori fanellat e reja për të përkujtuar fundin e Luftës Civile në Spanjë, shkruan Periskopi.

Klubi quhet Clapton Community FC – dhe luan në ligën e 12 të futbollit anglez – këtë muaj nxorri fanellat për të shenjuar 80 vjetorin e fundit të Luftës Civile në Spanjë.

Klubi tha që fanellat ishin për të nderuar Brigadat Internacionale, njësitë paramilitare që donin të ndihmonin çështjen Republikane, që u organizuan nga Internacionalja komuniste dhe u përgatitën nga vullnetarë të të gjithë Evropës, përfshirë edhe disa nga Mbretëria e Bashkuar.

Prapa fanellave shkruhet sllogani “Nuk do të kalojnë”, – frazë që përdorej gjatë Luftës së I Botërore e që më vonë u mor edhe nga ata të cilët po e luftonin Gjeneralin famkeq, Francisco Franco.

Edhe lideri britanik, Jeremy Corbyn e ka shprehur admirimin e tij për gjestin në fjalë – duke thënë se i pëlqejnë shumë ekipet që udhëhiqen nga fansat. Corbyn më parë e kishte shprehur dashurinë e tij për Arsenalin, por fajin për mos-sukseset e klubit e kishte parë te bordi i klubit dhe jo te trajneri legjendar Arsene Wenger, si një pjesë e tifozëve. /Periskopi

Shpërndaje në: