Shokon këngëtarja e njohur: Kam qenë e varur nga seksi, paguaja prostituta për marrëdhënie
Ndihesha e humbur dhe e vetmuar, ndaj kam bërë seks me disa prostituta gjatë kohës që isha në turne.
Ky është rrëfimi shokues i Lily Allen. Tani këngëtarja thotë se i ka hedhur pas krahëve momentet e errëta të jetës së saj, por në 2014-n, gjatë periudhës së krizës me bashkëshortin Sam Cooper, krizë që solli edhe ndarjen e çiftit, ka provuar gjithçka për të humbur pak mendjen.
Nuk jam krenare për çfarë kam bërë, por as turp nuk më vjen ka shkruar në Instagram këngëtarja.
Tabloidi britanik;Mail On Sunday ka publikuar disa pasazhe nga autobiografia e Lily-t, e cila pritet të dalë më 20 shtator.
Në librin ‘Mendimet e mia ekzaktësisht’ kantautorja tregon pa dorashkapër jetën e saj mes seksit, drogës, aborteve, tradhtive, depresioneve, ndarjeve dhe divorcit.
Allen rrëfen 33 vitet e saj të jetës dhe nuk kursen askënd, duke nisur nga i ati, fajtorqë la të ëmën kur ajo ishte vetëm 4 vjeç, rrjedhimisht përgjegjës për një fëmijëri rebele në të cilën ndërroi 13 herë shkollën në 10 vjet, iku nga shtëpia dhe braktisi studimet.



