Tre trajnerët e nominuar për çmimin “Trajneri më i mirë në botë”
Zlatko Dalic, Didier Deschamps dhe Zinedine Zidane janë tre trajnerët që do të garojnë për çmimin e më të mirit të botës.
Dalic bëri mrekullinë duke kaluar në finale të Kupës së Botës me Kroacinë duke fituar medaljen e argjend.
Deschamps fitoi Kupën e Botës në Rusi duke i sjellë Francës triumfin e dytë historik.
Ndërsa Zidane udhëhoqi Real Madridin në fitimin e Kupës së Botës për klube, si dhe Ligës së Kampionëve.



