Sadio Mane filmohet derisa pastronte tualetet e xhamisë në Liverpool: Babain e kishte hoxhë (Video)
Periskopi përcolli lajmin që Sadio Mane pas ndeshjes kundër Leicesterit ku ishte lojtari më i mirë, madje duke shënuar edhe gol, kishte shkuar në një xhami lokale për t’i pastruar tualetet e saj, shkruan Periskopi.
Tashmë akti i tij gjentil ka dalë edhe në rrjete sociale, që e tregon senegalezin që është mysliman i devotshëm, duke e bërë një gjest të tillë. Mësohet se xhaminë në fjalë, Mane-ja e viziton vazhdimisht.
Videoja tashmë është parë mbi 1 milionë herë, dhe shfaq sulmuesin në formë duke mbushur kova me ujë ndërsa një djalë i vogël e pastron dyshemenë.
Ai është rritur në fshatin e Bambalit në jug të Senegalit, ku babai i tij ishte hoxhë i xhamisë së atjeshëm. Çdo gol që e shënon ai e feston duke rënë në sexhde – duke e prekur kryet e tij me dyshemenë dhe duke thënë dovë. /Periskopi



