Yjet që mund të largohen me parametra zero

Yjet që mund të largohen me parametra zero

Afati kalimtar tashmë është mbyllur, mirëpo skuadrat e mëdha gjithmonë punojnë në drejtim të marrëveshjeve me top lojtarët.

Disa nga lojtarët që janë figura kyçe në top klubet evropiane janë në fundin e kontratave me skuadrat përkatëse. Disa do ta kenë fatin të nënshkruajnë përsëri me skuadrën e njëjtë disa të tjerë do të jenë të lirë.

Më poshtë keni listën me top lojtarët që kanë gjasë të mbeten të lirë për merkaton e verës tjetër.

De Gea – Pa dyshim njëri nga portierët më të mirë aktualisht. Ai është zgjedhur për dy vite radhazi lojtari i vitit në Man United. 27 vjeçarit i mbaron kontrata me United në verën e ardhshme.

Adrien Rabiot – Mesfushori francez ishte temë kryesore në gazetat evropiane. Ai lidhej ngushtë me një kalim të mundshëm drejt “Camp Nou”. Francezit i skadon kontrata me PSG në verën e ardhshme dhe lojtari pritet të transferohet në Barcelonë me parametrat zero.

Aaron Ramsey – Ylli i Arsenalit duket se nuk po kalon siç është më së miri me trajnerin e ri. Së fundmi uellsiani ka kërkuar rritje page nga klubi dhe duket se palët janë larg një marrëveshjes.

Toby Alderweireld – Mbrojtësi u kërkua me ngulm nga skuadra e Manchester United gjatë këtij afati kalimtar. 29 vjeçari konsiderohet njëri nga mbrojtësit më të mirë në Premierligë dhe mos vazhdimi i kontratës do të ishte humbje e madhe për Tottenham.

Cesc Fabregas – Spanjolli duket se nuk është pjesë e planeve të Maurizio Sarrit. Fabregas veçse është duke u përballur me të ardhmen e tij tek Chelsea. 31 vjeçari ishte afër një kalimi të mundshëm tek Napoli, por vetë ai nuk ishte i interesuar të kalonte në Serie A.

Mousa Dembele – Njëri nga mesfushorët më të nënvlerësuar në Premierligë. Belgu është afër skadimit të kontratës dhe ditëve të fundit është folur rreth një kalimi të lojtarit në superligën kineze, ku ai do të përfitonte 200 000 euro në javë.

Shpërndaje në: