Napoli do të bëj ankesë në UEFA për shortin, sepse i frikësohet përballjes me Liverpoolin

Napoli do të bëj ankesë në UEFA për shortin, sepse i frikësohet përballjes me Liverpoolin

Kreu i Napolit, Aurelio de Laurentiis ka mbetur i frustruar me shortin e skuadrës së tij në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, pasi ka rënë me finalistin e edicionit të kaluar Liverpoolin.

De Laurentiis ka thënë se do të bëjë ankesë në UEFA pasi nënkampioni i Serie A, Napoli ka rënë në një grup me Liverpoolin, Paris Saint-Germainin dhe Crvena Zvezdën, përkatësisht në grupin më të vështirë të garës, transmeton “Koha Ditore”.

Ndonëse Liverpooli arriti në finale të Ligës së Kampionëve stinorin e kaluar, prapë ishte në vazon e tretë, ku Napoli ishte në të dytën dhe Parisi në të parën. Fakti se Liverpooli është vendosur në vazon e tretë ka irrituar De Laurentiisin, që ka premtuar tash të marrë masa.

“Jemi të hidhëruar, do të kërkoj një shpjegim nga UEFA”, ka thënë De Laurentiis për “Radio Kiss Kiss Napoli”. “Liverpooli, finalisti i Ligës së Kampionëve, të vihet në vazon e tretë? Është një anomali skandaloze”.

Koeficienti i klubeve i UEFA-s përdoret për të përcaktuar vazot për secilën skuadër. Kjo kalkulohet duke përdorur performancën e klubeve gjatë pesë stinorëve të kaluar./Periskopi

Shpërndaje në: