Zyrtare: Ky futbollist nënshkruan me Realin
25-vjeçari kishte kontratë me Los Blancos deri më 2020, mirëpo drejtuesit e klubit nga Bernabeu vendosën t’i rinovojnë marrëveshjen.
Lajmi është dhënë nga faqja zyrtare e Real Madridit.
“Real Madrid dhe Lucas Vazquez kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës së futbollistit, që e lidhë atë me klubin deri më 30 qershor, 2021”, thuhet në komunikatën e shkurtër të publikuar në faqen zyrtare të Real Madridit. /Periskopi.com



