“E kam ditur për largimin e Ronaldos para se të ndodhë, nuk më besohej”
Alvaro Morata vazhdon të jetë i habitur me largimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi, i cili u transferua në Itali te Juventusi.
Në një intervistë për ‘El Larguero’ në Cadena SER, Morata zbuloi se e ka ditur nga një drejtues i “Zonjës se Vjetër” se CR7 po shkon në Itali.
“E vërteta është se unë nuk e besoja atë, mendoja se do të rinovojë… derisa bisedova me një drejtues të Juves, e takova dhe ai tha, a e dini se kush do të vijë? Nuk e besova, më thanë para se të ndodhte”, u shpreh Morata.
“Edhe prindërit e mi thanë se ishte e pamundur. Unë e dija edhe para Kupës së Botës!”.
“E rëndësishme është se ai të paktën ka lënë Madridin për të shkuar në një klub tjetër të madh. Do të jetë shumë mirë atje, Juve është i ngjashëm me Madridin, ata janë dy klube të mëdhenj”, shtoi mes tjerash Morata.



