Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Kosovë – Ishujt Faroe (Foto)

Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Kosovë – Ishujt Faroe (Foto)

Kanë dale në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Ishujt Faroe dhe duket se mezi kanë pritur tifozët e Kombëtares.

Duke parë që ndeshja do të zhvillohet në kryeqytet, në stadiumin “Fadil Vokrri”, interesimi i tifozëve për ta përcjellë nga afër është jashtëzakonisht i madh.

Me të dalë biletat në shitje, tifozët janë vërsulur drejt pikave të shitjeve të Ipkos ku është krijuar radhë e gjatë në tentim për të siguruar një për ndeshjen e dytë të Dardanëve në Ligën e Kombeve.

Ndeshja me Ishujt Faroe do të zhvillohet të hënën në ora 20:45

Shpërndaje në: