Nuk do ta besoni sa kushton një byzylyk që mban Dua Lipa (Foto)

Nuk do ta besoni sa kushton  një byzylyk që mban Dua Lipa (Foto)

Mbrëmë ajo u dekorua sërish si ‘Artistja më e mirë e vitit’ por kësa radhe nga ‘GQ’.

Këngëtarja kosovare, Dua Lipa, në eventin e mbrëmshëm u përfol edhe për dukjen e saj me të cilën shkëlqente, nga këmbët e deri në kokë, shkruan lajmi.net

E gjatë ditës së sotme menjëherë kanë dalë çmimet e veshjes së saj dhe janë marramendëse.

Njëri byzylyk që Dua e kishte vendosur mbrëmë kap shifrën e 84.000 eurove ndërsa edhe fustani, sandalet dhe gjësendet e tjera që ka bartur kanë çmime maramendëse.

Fustani ka kushtuar 3.990, sandalet 895, byzylykët e tjerë, njëri rreth 19.100 euro e tjetri 3.900.

Kjo dëshmon se këngëtarja e shumë hiteve bën shpenzime të majme për t’u dukur bukur.

 

Shpërndaje në: