‘Çfarë raporte ke me Vuçiqin?’ Thaçi: As nuk më mungon dhe e di që fare nuk i mungoj
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dhënë një përgjigje interesante kur në Opinion u pyet nga Blendi Fevziu se çfarë raporte ke me Aleksandër Vuçiq.
Thaçi tha ‘Të them të drejtën, as nuk më mungon dhe e di që fare nuk i mungoj. Janë raporte konstruktive’, transmeton Periskopi.
”Kemi luftuar, kemi qenë pjesë e ushtrive tona, por sot flasim për mirëkuptim, marrëveshje dhe paqe“, deklaroi ai.
Kujtojmë që një deklaratë e Thaçit ishte bërë virale nëpër media, kur në një takim në Austri, ai në prani të Vuçiqit kishte thënë se ‘ne nuk jemi djelmosha problematikë’./Periskopi/
https://www.facebook.com/tvkamenica/videos/1776203635762149/



