Shqipëri-Itali, ky është rezultati
Golin e vetëm në ndeshje e realizoi Merola në minutën e 62-të.
Për Kombëtaren shqiptare në këtë ndeshje për 90-minuta u aktivizua edhe mesfushori nga Kosova, Alush Gavazaj.
Ndryshe, për Italinë në pjesën e dytë u paraqitën edhe shqiptarët Rilind Nivokazi dhe Alesandro Ahmataj.
Në ndeshjen tjetër të grupit të katërt kualifikues, Serbia e mundi 3:1 Maqedoninë.



