Kënga sensuale e Dafinës dhe Noizyt po vjen, reperi publikon disa sekonda të këngës

Kënga sensuale e Dafinës dhe Noizyt po vjen, reperi publikon disa sekonda të këngës

Reperi më i famshëm dhe më i kërkuar shqiptar, Noizy, duket se e ka gati bashkëpunimin me Dafina Zeqirin.

Imazhet e tyre kanë shpërthyer në rrjetet sociale.

Por as kritikat dhe komentet e shumta nuk i ndalën ata, që tashmë kanë realizuar edhe bashkëpunim muzikor.

Reperi ka publikuar tani një video me sekuencë të shkurtër, ku shpaloset kënga e re e tyre dhe që duket tejet sensuale.

“A don love, a don sex, a m’don mu a don Noizyn”, ka shkruar reperi përbri videos dhe që me shumë gjasa duhet të jetë pjesë e tesktit të këngës.

Kujtojmë se vetëm pak vite më parë Noizy akuzoi Dafinën se kishte shkuar “me gjithë estradën” në një prej diss-eve të tij më të mëdha.

Noizy pati një verë të ngjeshur me koncerte, pasi publikoi dhe superhitin “Toto” tejet të pëlqyer me superyllin zviceran, Raf Camora.

 

View this post on Instagram

 

A don love a don sex A mdon mu a don Noizyn

A post shared by NOIZY OTR (@noizy) on

Shpërndaje në: