Shaqiri i penduar për shqiponjën, shënon golin e vitit (Video)
Në ndeshjen që po zhvillohet në kuadër të grupit 2 të Ligës A të Kombeve mes Zvicrës dhe Islandës, tashmë është zgjidhur dilema e fituesit, shkruan Periskopi.
Helvetët e kanë shënuar edhe golin e tretë, për 3 me 0 me anë të lojtarit me origjinë nga Kosova, Xherdan Shaqirit.
Dhe goli ishte i jashtëzakonshëm – por pavarësisht kësaj, Shaqiri mbajti premtimin për të mos festuar më kurrë me shqiponjë. /Periskopi



