Ish presidenti Nishani e kishte quajtur sharlatan Panuccin sepse kishte humbur 3-0 ndaj Kosovës
Sot është bërë e ditur se Gjykata i kishte kthyer padinë Christian Panuccit ndaj ish presidentit Bujar Nishani shkaku i mangësive në formulim, shkruan Periskopi.
Por, sherri mes dy personaliteteve të njohura tashmë në Shqipëri kishte nisur në humbjen e thellë që e kishte pësuar Shqipëria ndaj Kosovës, me rezultat 3-0 – pas së cilës, reagimi i ish-presidentit Nishani kishte qenë i shfrenuar.
Mbase se i dhimbte një humbje nga Kosova, me të cilën Shqipëria po luftën në prapaskenë për talentet kosovare, dhe mbase sepse i dhimbte thjesht shkatërrimi i një grupi të mirë lojtarësh të ndërtuar nga De Biasi – Nishani e kishte quajtur Panuccin “sharlatan”, përcjell Periskopi.
Panucci ende ka kohë për ta riformuluar padinë, të cilin e akuzon për dëmtim imazhi. /Periskopi



