Vjen goli i dytë, Kosova deklason Ishujt Faroe

Vjen goli i dytë, Kosova deklason Ishujt Faroe

Kosova më në fund e ka zhbllokuar rezultatin në ndeshjen kundër Ishujve Faroe që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pas dominimit dhe rasteve në pjesën e parë, dhe vazhdimit të iniciativës edhe në fraksionin e dytë, nikoqirët e shënuan golin e epërsisë.
Ishte Arbër Zeneli, i cili me një goditje të bukur e ndëshkoi portierin kundërshtar. Dhe natyrisht se goli i dedikohet legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Nuk zgjati shumë dhe erdhi goli i dytë. Një harkim në zonë nga Milot Rashica, e shfrytëzuan futbollistët vendas dhe Athdhe Nuhiu e futi topin në rrjetë…

Shpërndaje në: