FIFA komenton fitoren e mbrëmshme të Kosovës: Natë e veçantë në Prishtinë

FIFA komenton fitoren e mbrëmshme të Kosovës: Natë e veçantë në Prishtinë

FIFA ka komentuar fitoren e mbrëmshme të Kosovës ndaj Ishujve Faroe, duke e quajtur si natë speciale në Prishtinë.

Në një postim në Twitter FIFA nuk ka lënë pa përmendur as respektin që Dardanët treguan për legjendën e futbollit kosovar Fadil Vokrri.

“Natë speciale në Prishtinë me stadiumin e renovuar Fadil Vokrri, pasi Kosova e mposht Ishujt Faroe me rezultat prej 2 me 0, fitorja e parë në gara kompetitive. Gjatë ndeshjes fansat nderuan ish-presidentin e FFK-së, i cili fatkeqësisht vdiq këtë vit”, thuhet në postimin e FIFA-së.

Shpërndaje në: