Mourinho: Zemra ime i takon tifozëve të United

Mourinho: Zemra ime i takon tifozëve të United

Manchester United ka mposhtur rivalët e qytetit në kuadër të kupës së anglisë, me rezultat 1-0. Strategu portugez ishte i habitur me mbështetjen nga tifozët gjatë ndeshjes, duke thënë se ishte plotë stadiumi edhe pas një humbje turpruese gjatë javës së kaluar.

“Jam i lumtur. Lojtarët dhanë gjithçka, ata merituan fitoren. Jemi të lumtur pasi javën e kaluar çdo gjë ishte kundër ndesh”.

“Ishte një humbje e madhe, numra të atillë nuk meritojnë të jenë në historinë e klubit. Zemra ime i takon tifozëve”.

“Kurrë nuk kam pasur tifozë të tillë. Kemi humbur 4-0 dhe stadiumi është prapë plotë. Ishte me plotë tifozë dhe jo njerëz”, ka thënë Mourinho.

Manchester United do të takohet me West Ham United në çerekfinale të EEL. /Periskopi.com

Shpërndaje në: