Allegri: Sampdoria mposhtet vetëm duke bërë presion nga fillimi

Allegri: Sampdoria mposhtet vetëm duke bërë presion nga fillimi

Trajneri italian ishte mjaft i kënaqur me mënyrën e lojës të luajtur nga skuadra e tij, në fitoren ndaj Sampdorias. Juventus e mposhti Sampdorian, me rezultat bindës 4-1, duke e mbajtur kreun e tabelës në Seria A.

“Ishte e rëndësishme të fillonim në mënyrë agresive, sepse në këtë mënyrë Samp e fitoi derbin”.

Jam i kënaqur që shënoi Mario Mandzukic, derisa Gonzalo Higuain bëri ndeshje të shkëlqyer dhe golat e tij do të vijnë shumë shpejt”.

“Të gjithë luajtën mirë, sepse kur Higuain ishte qendërsulmues, Mandzukic shkonte anash dhe e kundërta. Kjo është shenjë e mirë”, ka deklaruar Allegri për Sky Sport Italia. /Periskopi.com

Shpërndaje në: