Ylli i Bayernit rinovon kontratën
Skuadrat si Real Madridi dhe Paris Saint Germain janë vënë në gjurmët e sulmuesit dhe kjo ka bërë që bavarezët të reagojnë menjëherë.
Rinovimi pritet të vijë për shifrën e 75 milionë eurove në 5 vitet e ardhshme.
Këtë e ka zbuluar gazeta e njohur Bild, sipas së cilës negociatat për marrëveshjen e re thuajse kanë përfunduar dhe rinovimi do t’i garantojë një rritje të ndjeshme të pagës sulmuesit 28-vjeçar.
Paga e lojtarit do të rritet nga 10 në 15 milionë euro neto në sezon, për një total prej 75 milionësh në harkun e pesë viteve të ardhshëm. /Periskopi.com



