Dy shqiptarë të suksesshëm në botë bëhen bashkë

Dy shqiptarë të suksesshëm në botë bëhen bashkë

Siç është bërë me dije edhe më parë në media, këngëtari i ri me origjinë shqiptare Albert Stanaj do të ishte i ftuar në emisionin e njohur “The Tonight Show with Jimmy Fallon”. Stanaj duket se ka dhënë një performancë shumë të mirë dhe një nga mbështetëset publike të tij ka qenë edhe modelja me origjinë shqiptare por që jeton prej vitesh në SHBA, Emina Cunmulaj.

Emina ka postuar një fotografi krahë këngëtarit dhe është shprehur: “Stanaj shkëlqeu sot! Jam shumë krenare për ty djalosh!” – ka përfunduar ajo në postimin në Instagram ndërkohë që ndjekësit janë ndjerë mjaft mirë nga ky solidaritet midis të njohurish shqiptarë. /Blitz.al/

emina2-768x496

Shpërndaje në: