​Bayerni vazhdon me fitore në Bundesligë

​Bayerni vazhdon me fitore në Bundesligë

Bayern Munichu ka arritur ta fitojë edhe ndeshjen e tretë në kuadër të sezonit të ri të Bundesligës. Ndeshjen kundër Bayer Leverkuesit, ata arritën ta fitojnë me rezultat 3-1, përmes golave të Corentin Tolissos, Arjen Robbenit dhe James Rodriguezit

Fillimisht kishin qenë mysafirët që kishin kaluar në epërsi. Për të shënuar golin e parë të ndeshjes, Leverkusenit i ishin nevojitur vetëm pesë minuta, kur arritën ta shënojnë golin nga pika e penalltisë. Fillimisht, Wendelli e kishte humbur penalltinë, mirëpo gjyqtari kishte kërkuar që ajo të përsëritej për shkak se lojtarët ishin futur në zonë para se Wendelli ta gjuante topin. Pas përsëritjes, Wendelli u tregua i saktë dhe e dërgoi skuadrën e tij në epërsi, shkruan Gazeta Express.

Mirëpo, Bayernit nuk iu nevojit shumë kohë për të reaguar, pasi që vetëm pesë minuta më vonë, ata arritën ta barazojnë rezultatin përmes një goli të shënuar nga Corentin Tolisso.

Në minutën e 19-të, Bayerni shënoi përsëri, këtë herë përmes Arjen Robbenit. Robbeni e shënoi një gol të mrekullueshëm me këmbën e majtë dhe përmes këtij goli ia siguroi skuadrës së tij fitoren e tretë radhazi.

Në pjesën e dytë, gjërat u përkeqësuan për Leverkusenin, pasi që në minutën e 80-të, lojtari i tyre, Karim Bellerabi e ndëshkua me karton të kuq. Bellerabi ishte futur në ndeshje vetëm 7 minuta para se të merrte kartonin e kuq, kur e zëvendësoi Kevin Vollandin.

Bayerni arriti ta kontrollojë ndeshjen edhe më mirë pas largimit të Bellebardit pasi që kundërshtarët kishin mbetur me 10 lojtarë. James Rodriguez e thelloi rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes, duke e thelluar rezultatin në 3-1.

Pas kësaj ndeshje, Bayerni merr kryesimin e tabelës, me nëntë pikë, dy pikë më shumë se klubi në pozitën e dytë, Dortmundi. Ndërsa, Leverkuseni mbetet në fund të tabelës pasi që deri më tani i kanë humbur të gjitha ndeshjet e këtij sezoni të Bundesligës.

 

Shpërndaje në: