Sarri: Hazardi mund t’i shënojë 40 gola
Eden Hazardi mund të bëhet lojtari më i mirë në Evropë dhe ka kapacitetin për t’i shënuar 40 gola në një stinor, sipas trajnerit të tij, Maurizio Sarrit.
Ylli i Chelseat ka qenë protagonisti kryesor në ndeshjen e sotme ndaj Cardiff Cityt, të cilën e fitoi klubi londinez me rezultat të thellë 4-1, ku belgu shëno hat-trick në fitoren e pestë radhazi në këtë stinor, transmeton Gazeta Express.
“Kam folur me të në dy ditët e fundit, dje i kam thënë atij se ai mund t’i shënojë 40 gola”, ka thënë Sarri.
“Jam shumë i lumtur sepse në fillim kam menduar që e kam pasur të vështirë”.
“Jam i lumtur që jam këtu dhe që kam mundësinë të punoj në Premierligë. Qëllimi im është që të bëhemi ekipi më i mirë në Angli, por jo brenda një muaji. Ndoshta një stinor, ndoshta pak më shumë”.
“Por për momentin mendoj se Liverpooli dhe Manchester City janë më të fortë se ne”.



