Juventus në epërsi, shënon… Ronaldo (Video)
Juventusi ka arritur që të kalojë në epërsi ndaj Sassuolos në minutën e 50 të ndeshjes me anë të futbollistit që i duhej më së shumti goli, Cristiano Ronaldos.
Ky është goli i parë i portugezit në Serie A, pas katër ndeshjeve të luajtura deri tash, shkruan Periskopi.
Me këtë fitore, Juventus do të mbetej në krye të klasifikimit në ligën italiane me 12 pikë nga 12 ndeshje.
Edhe trajneri Allegri kishte pasur bindjen se Ronaldo do të shënonte në këtë ndeshje.



