Sir Alex: Liverpool të frikëshëm me Klopp

Sir Alex: Liverpool të frikëshëm me Klopp

Ish trajneri i Manchester United nuk është i habitur me formën, nëpër të cilen është duke kaluar ekipi i Liverpool në Premier Ligë. Liverpool ka startuar në mënyrën më të mirë kampionatin, ku pas nëntë ndeshjesh ka pikë të njëjta me liderin Manchester City.

“Ka bërë një punë me të vërtetë të mirë dhe ka ringjallur entuziazmin e Liverpoolit”, ka thënë Sir Alex për “Kicker”.

“Mund të ndodhë që ekipet e mëdha të humbin. Për dy dekada, Liverpooli ndërroi menaxherët pa krijuar identitetin e tyre”, ka shtuar ish-menaxheri i Unitedit.

“Por mund ta ndjeni se sivjet mund të llogaritni në ta për titull. Shihni dedikimin e Kloppit – jam i bindur se edhe në stërvitje ai është i tillë. Ka personalitet. Kjo është vitale te një klub i madh”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: