Prishtina e Përparimit pa vetura: Qysh është jeta në qytetin që nuk lejon vetura asnjë ditë të vitit?

Prishtina e Përparimit pa vetura: Qysh është jeta në qytetin që nuk lejon vetura asnjë ditë të vitit?

Artikulli është botuar më 22 shtator 2018, para ardhjes së Përparim Ramës në pushtetin lokal në Prishtinë. Po e ripublikojmë pasi premtimet e kryetarit ishin që ta bënte një qytet ku veturat s’do të ishin prioritare siç janë tash.

Sot është dita pa makina në Prishtinë, një qytet që ka probleme të mëdha me ngushtësinë e hapësirave publike, zënien e trotuareve dhe ndotjen e ajrit, dhe zhurmën nga makinat. Ky është një artikull i gazetës The Guardian, që vjen i përkthyer e shkurtuar nga Periskopi, për të treguar shkurtimisht se si është jeta në një qytet të vogël spanjoll pa makina.

Në Pontevedra, gërvima e zakonshme e makinave është zëvendësuar me cicërimat e zogjve dhe me fjalët e njerëzve

Njerëzit nuk bërtasin në Pontevedra, ose bërtasin më pak. Me pjesën më esenciale të trafikut të ndaluar, nuk ka motora zhurmues, e as bori të veturave që bien, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Ajo që dëgjoni në rrugë janë cicërimat e zogjve, tingulli i lugëve të kafesë dhe zërat e njerëzve. “Dëgjoni,” thotë kryetari i komunës, duke e hapur dritaren e zyres së tij. Nga rrugët poshtë vie zhurma e zërave të njerëzve. “Para se të bëhesha kryetar, 14 mijë vetura kalonin në këtë rrugë përditë. Më shumë vetura kalonin se që ka njerëz që jetojnë këtu.”

Miguel Anxo Fernandez Lores ka qenë kryetar i qytetit galician për 20 vjet. Filozofia e tij është e thjeshtë: të kesh një veturë nuk të jep të drejtën të uzurposh një hapësirë publike.

Benefitet e një gjëje të tillë janë të panumërta. Në të njëjtën rrugë ku 30 njerëz vdiqën nga aksidentet e trafikut nga viti 96’ e deri më 2006, veç tre vdiqën nga i njëjti shkak në dekadën e ardhshme. Emisionet e dioksidit të karbonit janë për 70 për qind më të ulëta.

Raquel Garcia, një qytetare thotë: “Kam jetuar në Madrid dhe në shumë vende tjera, por këtu është parajsa. Edhe kur bie shi, mund të ecësh kah të duash. Dhe të njëjtit dyqanxhi që ankohen janë ata që kanë mbijetuar në kohën e krizës. Ky është vendi mrekullueshëm për të pasur fëmijë.” /Periskopi

Shpërndaje në: