Messi shpallet Lojtar i javës në Ligën e Kampionëve
Leo Messi është shpallur Lojtar i javës në Ligën e Kampionëve pas tre golave që realizoi ndaj PSV-së në javën e parë të garës evropiane.
Argjentinasi ishte më i votuari nga tre pretendentët tjerë: James Millner, Nabil Fekir dhe Paul Pogba.
Barcelona të martën mposhti ekipin holandez me rezultat 4 me 0.




