Klopp e ndërron gjithë taktikën, për ta futur në lojë “shqiponjën e penduar” Shaqiri

Klopp e ndërron gjithë taktikën, për ta futur në lojë “shqiponjën e penduar” Shaqiri

Xherdan Shaqiri do të luajë sot ndaj Southamptonit në Anfield Road, në kuadër të xhiros së gjashtë në Premier League, shkruan Periskopi.

Por, që një gjë e tillë të ndodhte më në fund, trajnerit gjerman Jurgen Klopp iu desh të ndryshonte gjithë skemën taktike prej mesfushës e në sulm. “Të kuqtë” do të luajnë me dy mesfushorë, nga tre sa luajnë rëndom, dhe me tre mesfushorë të avancuar dhe një sulmues klasik.

Nëse një taktikë e tillë nuk prodhon rezultat të mirë sot, vështirë që Shaqiri të zë vendin e ndonjërit prej treshes Salah-Mane-Firmino.

Ky është formacioni i plotë: Alisson | Van Dijk – Matip, Alexander Arnold – Robertson | Henderson – Wijnaldum | Shaqiri – Salah – Mane | Firmino

Shpërndaje në: