Kampioni i botës në boks Joshua sonte rrahet me rusin Povetkin (Detajet)
Kampioni i botës në boks, Anthony Joshua do të boksoj sonte kundër boksierit rus të peshave të rënda Alexander Povetkin.
Povetkin është sfiduesi i radhës i Joshuas për titullin WBA, e po ashtu britaniku Joshua do t’i mbrojë edhe titujt WBA Super, IBF, WBO dhe IBF. Dy boksierët do të nisin meçin rreth orës 23:00, shkruan Periskopi.
Meçi do të zhvillohet në stadiumin Wembley të Londës. Hera e fundit që Joshua ka boksuar në këtë stadium ishte kur e kishte mundur Kliçkon në prill të vitit 2017.
Meçi do të shfaqe në Sky News. /Periskopi/



