Statistikat e frikshme të rusit Povetkin i cili sonte sfidon kampionin Joshua
Anthony Joshua dhe Alexander Povetkin do të ndeshen sonte në stadiumin Wembley në Londër.
Meçi mes Joshuas dhe Povetkin është një tjetër përplasje e rëndësishme e peshave të rënda.
Britaniku mbron titujt e tij WBA Super, IBF, WBO dhe IBO në duelin e sotëm në Londër.
Ky ballafaqim pritet të fillojë nga ora 23:00, mirëpo mund të ketë paksa vonesa për shkak të takimeve paraprake.
Anthony Joshua, nuk njeh humbje deri më tani, pasi në fituar 21 duele, prej të cilave 20 me nokautë, kurse Aleksander Povetkin ka zhvilluar 34 ballafaqime, ku numëron vetëm një humbje.
Ai ka arritur 24 fitore me nokautë.



