Joshua gjunjëzon boksierin rus në mënyrën e tij të zakonshme
Kampioni i boksit në pesha të rënda Anthony Joshua, ka nokautuar boksierin rus Alexander Povetkin.
Në raundin e shtatë, me një të rënë të fuqishme, Joshua ka shtrirë për tokë rusin Povetkin, i cili dorëzoi ndeshjen duke mos provuar më që ta sfidojë Joshuan, shkruan Periskopi.
Shumë parashikime thonin se Povetkin do të ishte rrezik për Joshuan, megjithatë e tëra përfundoi në mënyrën e zakonshme për Joshuan: me nokaut.
Povetkin, megjithatë, ka arritur që të lansojë disa goditje të fuqishme drejt Joshuas, por të cilat me përvojën dhe përgatitjen e tij, Joshua i ka përballuar shumë lehtë. /Periskopi/



