Meçi i shumëpritur Wilder – Fury konfirmohet për këtë datë

Meçi i shumëpritur Wilder – Fury konfirmohet për këtë datë

Meçi ndërmjet kampionit të botës në peshat e rënda, WBC, Deontay Wilder dhe Tyson Fury do të mbahet të shtunën, më 1 dhjetor.

Kontratat për vendin ku do të zhvillohet meçi janë nënshkruar, teksa raportohet se do të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Amerikani, Wilder, 32-vjeçar, dhe britaniku, Fury, 30-vjeçar, janë pajtuar për një meç në gusht të këtij viti.

”Dy më të mirët e peshave të rënda përballen me njëri-tjetrin, duke u dhënë njerëzve atë që duan”, shkroi Wilder në rrjetet sociale.

Turi promocional për këtë meç do të fillojë më 1 tetor në Londër dhe do të vazhdojë në Nju Jork dhe Los Anxhelos.

Vlen të përmendet se britaniku, Anthony Joshua mbrëmë mposhti Alexander Povetkin me nokaut pas shtatë raundeve.

 

Shpërndaje në: