Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në kuadër të Superligës së Kosovës
Dy ndeshje interesante në kuadër të Supërligës së Kosovës në futboll do të zhvillohen gjatë ditës së sotme.
E gjithë vëmendja do të jetë në Gjilan, ku kampioni i Kosovës, Drita ndeshet me skuadrën e Prishtinës.
Si Plisat ashtu edhe Intelektualët kanë premtuar spekakël në fushë, por se a do të dhurojnë edhe ekipet të cilat janë në një formë shumë të dobët mbetet të shihet sot me fillim prej orës 15:45.
Ndërkohë ndeshja e dytë zhvillohet mes Ferizajit dhe Gjilanit. Ndeshaj do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Ferizaj.
Edhe kjo ndeshje fillon nga ora 15:45.



