Shkelzen Gashi shënon gol spektakolar nga gjuajtja e lirë
Columbus Crew ka regjistruar një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Colorado Rapids, 2-1 në një mbrëmje të bukur futbolli.
Gyasi Zardes dhe Federico Higuain shënuan për fitoren e Columbus, derisa Shkelzen Gashi shënoi një gol të bukur për mysafirët.
Colorado i Gahsit nuk krijoi mjaft shumë raste – ata bën vetëm tre goditje drejt portës, por vetëm njëri prej tyre u konkretizua me gol.
Rapids kishin një gjuajtje të lirë nga distanca. Dhe deri lojtarët kundërshtar ishin duke u përgatitur për gjuajtjen e sulmuesit shqiptar, Gashi shënoi.
Pas ndeshjes, kishte mjaft polemika, megjithatë, gjyqtari i ndeshjes e pranoi golin e sulmuesit shqiptar.
Në videon e mëposhtme mund ta shikoni golin e Gashit.
https://www.facebook.com/coloradorapids/videos/291585024904851/



