Adelina po shijon pushimin në bregdet
Adelina Ismaili është ndër artistet më të njohura shqiptare.
Pas angazhimeve të shumta gjatë sezonit, këngëtarja ka filluar pushimet me bashkëshortin e djalin.
Ajo kohë pas kohe po sjell imazhe nga vendi ku po qëndojnë, e që duket se po shijojnë në maksimum këtë pushim.
Mëngjesin e sotëm ajo e nisi me pamje nga deti, derisa pranë saj gjendej Vali dhe Uliksi, mbishkrimi që i la fotos ishte “Mirëmengjesi”.
Kujtojmë që “T’iqja” ishte projekti që e riktheu Adelinën pas një kohe në skenë.




