E pabesueshme sa para shpenzoi Nora vetëm për veshjet në dasmën e Gjikos

E pabesueshme sa para shpenzoi Nora vetëm për veshjet në dasmën e Gjikos

Të premten, reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi i dhanë fund beqarisë.

Ata kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në ceremoni me shumë të ftuar, ndërsa morën vëmendjen e të gjitha mediave.

Në dasmë nuk munguan shumë personazhe VIP, ndër ta edhe këngëtarë të njohur të estradës.

Nora Istrefi ishte njëra ndër mysafiret e cila rrëmbeu vëmendjen me paraqitjen e saj elegante dhe atraktive në këtë mbrëmje.

E veshur në një fustan të kuq, Nora dukej mahnitëse, teksa duket se për këtë veshje ka shpenzuar mjaft.

 

View this post on Instagram

 

Last night’s glam

A post shared by Nora Istrefi (@noraistrefi) on

Faqja “What they wearin” ka publikuar në Instagram shifrat që Nora ka harxhuar për dukjen e saj atë natë.

Më shumë vëmendje nga të gjitha, ka rrëmbyer çanta e saj e markës “Saint laurent”, e cila kap shifrën e 1.450 eurove, ndërsa taket e saj të markës “Giuseppe Zanotti”, kanë kushtuar rreth 865 euro.

Duke përfshirë edhe fustanin, grimin dhe flokët, për dukjen e saj vetëm për këtë natë, këngëtarja Istrefi duket se ka shpenzuar në vlerën afro 300 euro.

Shpërndaje në: