Lojtari shqiptar që u kërcënua me vdekje, flet për herë të parë

Lojtari shqiptar që u kërcënua me vdekje, flet për herë të parë

Një ndërhyrje e paqëllimshme e Rey Manajt ndaj lojtarit të Mallorcas ka marrur përmasa të mëdha tek tifozët.

Sulmuesi i Albacete shënoi golin e parë për ekipin e tij në ndeshjen si mysafir ndaj Mallorcas. Megjithatë, ai u bë protagonisti kryesor i ndeshjes pas një ndërhyrje të tij ndaj lojtarit të ekipit vendas, i cili u dërgua me ambulancë në spital.

Manaj tregon se si ka marrur mesazhe kërcënuese pas përfundimit të duelit: ”Kam marrur mesazhe kërcënuese, si gjatë ndeshjes ashtu edhe në rrjetet sociale”.

”Ishte vetëm një ndërhyrje, e cila mund t’i ketë ndodhur kujtdo, edhe mua. Fati e deshi kështu, por unë nuk e kisha qëllimin për ta dëmtuar”, deklaroi ai./Periskopi

Shpërndaje në: