Cech: Arsenal harroi të fitojë titullin nën Wenger

Cech: Arsenal harroi të fitojë titullin nën Wenger

Portieri i Arsenal, Petr Cech ka dhënë një deklaratë tejet të nxehtë rreth raportit mes Wenger dhe ‘Topçinjëve’.

Ish-portieri i Chelseat ka deklaruar se Arsenal ka harruar se çfarë është të fitohet Premier League nën drejtimin e Wenger, duke marrë shembull yllin e golfit, Tiger Woods, i cili pas pesë viteve arriti të fitojë një trofe të madh.

”Klubet që kanë fituar tituj viteve të fundit ia dalin të fitojnë sërish, pasi përvoja e tyre e bënë më të lehtë”.

”Merrni shembull Tiger Woods, ai ka pesë vite pa fituar një trofe dhe më në fund ai fitoi – sa më shumë të mos fitosh tituj, aq më e vështirë bëhet”.

”Nën drejtimin e Wenger kishte mbi 10 vite që nuk fitoi titullin, që do të thotë se ishte shumë e vështirë për ta rikthyer triumfin. Tashmë me trajnerin e ri shpresojmë se do ta sjellim trofeun në Londër”, u shpreh portieri çek./Periskopi

Shpërndaje në: