Barcelona merr vendim për kartonin e kuq të Lenglet
Pas shumë diskutimeve dhe kritikave, Barcelona ka marrë një vendim sa i përket ndëshkimit me karton të kuq të qendërmbrojtësit Lenglet.
‘Blaugranët’ kanë konfirmuar se do ta apelojnë vendimin e gjyqtarit Gil Manzano, i cili e përjashtoi me të kuq ish-lojtarin e Sevillas pas goditjes me bërrylë ndaj lojtarit të Gironas.
Barcelona nuk arriti më shumë se sa barazimi 2:2 ndaj ekipit tjetër nga Katalonia, por që sërish gjendet në vendin e parë për shkak të golaverazhit dhe ka pikë të barabarta me Real Madrid, 13 sosh./Periskopi



