Cannavaro: Ronaldo të poshtëronte
Fituesi i Topit të Artë në vitin 2006, Fabio Cannavaro ka thënë se Ronaldo Fenomeni ishte ai lloj futbollisti që edhe të poshtëronte me topin, duke e lavdëruar tejmase brazilianin.
”Ai ishte i pambulueshën, nuk ndalej dot. Në kontrollimin e parë të topit të kalonte, në të dytin të digjte, në të tretin të poshtëronte”.
”Ndoshta ai nuk ishte njeri, por jashtëtokësor. Çfarë bënte ai me topin, ishte tejet e vështirë për ta kuptuar nga mbrojtësit”, potencoi mbrojtësi italian./Periskopi



