Ronaldo nuk merr pjesë në FIFA Best Awards, ja kush e fiton
Mbrëmja e ceremonisë gala të FIFA Best Awards do fillojë pas rreth pesë orëve, ndërsa zhvillimet e fundit konfirmojnë edhe fituesin.
Cristiano Ronaldo nuk do jetë i pranishëm në Londër, që do të thotë se ai nuk do jetë fituesi. Nuk është hera e parë që portugezi nuk merr pjesë, pasi e kupton që nuk do jetë ai më i miri.
Por fituesi nuk do jetë as Luka Modric, i cili fitoi ditë më parë çmimin ‘Lojtari më i mirë i UEFA’, shkruan Periskopi.
Lajmet e fundit që po qarkullojnë është se Mohamed Salah, shënuesi i 44 golave sezonin e kaluar, do të shpallet më i miri i FIFA Best Award./Periskopi



