Bylbyl Sokoli emocionon llapjanët me deklaratën e tij
Trajneri i Llapit, Bylbyl Sokoli në emisionin ‘Arena Sportive’ në RTK ka dhënë një deklaratë tejet emocionuese, duke përmendur ikonat e llapjanëve.
”Ky Llap i Zahir Pajazitit, Fadil Vokrrit e llapjanëve ju garantoj që do të luftojë për pozitat e para”, ishte premtimi i ‘Profës’.
Kujtojmë se javën e kaluar u spekulua se lojtarët kishin kërkuar largimin e Sokolit dhe me vendimin e kryesisë ai ishte shkarkuar, e që megjithatë po duket që nuk është aspak e vërtetë./Periskopi



