Karius: Sergio Ramos nuk më ka kërkuar falje asnjëherë
Portieri i Liverpool, Loris Karius ka thënë se Sergio Ramos nuk e ka telefonuar asnjëherë për t’i kërkuar falje rreth incidentit në finalen e Ligës së Kampionëve.
I pyetur nëse i ka kërkuar falje mbrojtësi spanjoll, portieri i Besiktas tha: ”Jo. Nuk mendoj se ai e ka marrë numrin tim. Ai është një lojtarë i vështirë, por nuk kam asgjë personale me të”.
”Nuk e di nëse Sergio Ramos kishte qëllim të më lëndonte, vetëm ai e di këtë”.
”As nuk mund ta imagjinoj se si i kam bërë ato gabime, por askush nuk do t’i di kurrë këto gjëra si dhe rrjedhat e gabimeve që unë bëra në fushë”, deklaroi portieri gjermanë për Bild./Periskopi



