Thellohet kriza te United, Mourinho ka probleme me Pogban
Manchester United assesi nuk po arrin ta gjejë veten nën drejtimin e Jose Mourinhos, duk e vënë në pikëpytje edhe qëndrimin e tij në Old Trafford.
Paul Pogba ishte ‘fajtori’ i fundit për barazimin ndaj Wolves, pasi humbi topin në mesfushë dhe ekipi mysafir arriti të shënonte.
Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri portugez ka hasur në një debat me mesfushorin francez dhe siç duket, njëri apo tjetri do largohet shumë shpejt nga ‘Djajtë e Kuq’.
Pogba kundërshtoi trajnerin Mourinho edhe dje, ku në një prononcim kishte dalur haptazi kundër lojes defanzive të Special One./Periskopi/



