Hazard lëvdata për Sarrin: Po e shijoj futbollin
Anësori i Chelseat, Eden Hazard ka lavdëruar trajnerin Maurizio Sarri për mënyrën se si ai po aplikon lojën sulmuese tek ‘Blutë’.
Ish-trajneri i Napolit njihet për lojën ofanzive, teksa Chelseat i kishte munguar një trajner i tillë qysh nga koha e Carlo Ancelottit.
I pyetur se si po ndihet me trajnerin e ri, belgu tha: ”Po e shijoj futbollin e bukur”.
”Ne përpiqemi ta mbajmë topin. Kur je lojtarë ofanziv, ke dëshirë ta kesh topin gjithmonë nën kontroll”.
”Krijojmë shuma pasime dhe shanse për gol, pavarësisht që kishim probleme ndaj West Ham. Fillimi i sezonit ishte i mbarë dhe kjo ka rëndësi”.
”Ai është një menaxher i mrekullueshëm dhe këtë e di e gjithë bota”, përfundoi Hazard, i cili mori pjesë në 11-shen më të mirë në botë./Periskopi/



